Tiranë, 27 janar NOA - Grabitet pika e arkëtimit e KESH në Tiranë, policia në kërkim të autorëve.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme pranë rrugës "Bardhyl" në Tiranë, kur dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e brendshme të pikës së arkëtimit të KESH dhe nën kërcënimin e armës kanë detyruar punonjësit tu dorëzojnë paratë.
Pas grabitjes, është lajmëruar policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje.
Burime nga policia thanë se u morë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes të cilët dhanë detajet e autorëve por deri më tani ende nuk dihet identiteti i tyre, ndërsa po vazhdojnë hetimet.
Policia nuk bëri të ditur shumën e grabitur duke e argumentuar se ende nuk është bërë bilanci.
k.k/NOA