English

Vendimi për zgjedhjet në Gjilan, pas 31 janarit

Prishtinë, 27 janar, NOA - Vendimi përfundimtar për procesin zgjedhor në Gjilan do të merret pas 31 janarit. Një lajm i tillë është komunikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, i cili ka bërë me dijeni se në fakt pret edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese që të ketë bazën e plotë ligjore mbi çështjen në fjalë. Ndërkaq, në rivotimin e së dielës për kryetar të komunave Prizren e Lipjan do të përfshihen mbi 770 vëzhgues, 210 prej të cilëve ishin të angazhuar edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Vetë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta tha se vendimi përfundimtar për procesin zgjedhor të komunës së Gjilanit do të merret pas 31 janarit kur edhe do të mbahen për herë të tretë zgjedhjet në Prizren dhe Lipjan.

n.e/NOA

KOMENTE