Tiranë, 28 Janar NOA - Avokati Altin Goxhaj, kryetar i Lëvizjes Zgjohu dhe disa organizatave të tjera në mbrojtje të qytetarëve, kërkon në seancë dëgjimore në Parlamentin Shqiptar (kthimin mbrapsht per ripunim dhe diskutim gjithëpërfshirës të Projektligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ndryshe i njohur në media si Ligji i të Drejtave të gay-ve.
Goxhaj, përmes një komunikimi publik, bëri të ditur se do të jetë sot në orën 12.00, në Komisionin e Integrimit dhe Komisionin e Punës të Parlamentit për të vënë në dukje se projektligji, është teknikisht shumë i dobët, i pabazuar, i pakonsultuar në shoqërinë civile dhe në grupet e interesit.
Por Goxhaj tha se e vlerëson draftin, "mbi të gjitha si një ligj antikushtetues, që shkel hapur të drejtat e njeriut dhe rrezikon të prodhoje persekutime individuale dhe kolektive të qytetarëve dhe subjekteve juridike si pasoje e keqpërdorimit dhe abuzimeve që shkaktojnë subjektivitetet e rënda të parashikuara në këtë ligj".
e.r/NOA