Durrës, 28 janar NOA - Një 24-vjeçar është arrestuar dje nga policia pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente false.
Visar Tavrlani, 24-vjeç, lindur në Kievë e banues në Pejë të Kosovës, është kapur dje në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë Port Durrës, duke tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, me pasaportën kosovare në emër të tij, në faqen 5 të së cilës ndodhej një vizë sllovene e cila dyshohet të jetë e falsifikuar në datën e saj të vlefshmërisë.
Policia kreu sekuestrimin në cilësinë e provës materiale dokumentin e falsifikuar si dhe kreu veprimet e nevojshme proceduriale.
k.k/NOA