English

Edi Rama: Nuk heqim dorë as nga bojkoti dhe as nga protesta

Tiranë, 28 Janar NOA - Kryetari i Partisë Socialiste paralajmëroi disa minuta më parë se nuk do të ketë ndalje të bojkotit dhe as kufizim të protestave megjithë thirrjet e diplomatëve të huaj dhe qeverisë shqiptare për të rikthyer deputetët e opozitës n ë Parlament.

Edi Rama në një prononcim për mediat tha se "Rezoluta e Këshillit të Europës e miratuar pak orë më parë është e qartë: Shqipëria është në krizë politike".

Kurse shpjegoi se "kriza për ne është brenda në kutitë e votimit" dhe shtoi: "Ne jemi gati të dialogojmë qysh nesër për zgjidhjen e krizës", gjithsesi, duke paralajmëruar se "ne nuk do të heqim dorë as nga bojkoti dhe as nga protestat pa u zgjidhur kriza".

Më tej, Rama tha se PS mirëpret "përfshirjen e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës siç thotë edhe Rezoluta", duke konsideruar në përfundim, se "beteja jonë për demokracinë vazhdon sot edhe me më shumë bindje e forcë se dje".

e.r/NOA

KOMENTE