Shkup, 28 janar NOA - Akademikët, Gjorgje Efremov dhe Mitko Maxhunkov janë propozuar nga ASHAM për redaktor përgjegjës të enciklopedisë së re, e cila pritet të jetë e gatshme pas tre viteve.
Për redaksinë e cila duhet të ketë nëntë anëtarë, ka më shumë kandidatë. Ata si dhe redaktorin përgjegjës do t'i zgjedh Këshilli i Qendrës Leksiokografike.
Udhëheqësi i Qendrës Leksikografike dhe njëherazi kandidatë për redaktor përgjegjës, Mitko Maxhunkov, deklaroi se procedura e zgjedhjes është e ngadalshme, dhe për këtë fakt përbërja e redaksisë do të zgjidhet deri në mesin e muajit shkurt.
Redaksia e re duhet të vendosë se çfarë do të bëhet me enciklopedinë e vjetër.
Sipas Maxhunkovit, enciklopedia e vjetër ka marrë fund, ajo nuk mund të shpëtohet me korrigjime të vogla.
"Redaksia fillimisht duhet të vendosë se çfarë do të bëhet me enciklopedinë e vjetër.
Të bëjë një analizë të thuktë për të gjitha pjesët, e mira dhe të këqija. Ndoshta me disa korrigjime. Por, për çfarëdo rasti, ky botim për mua është i vdekur, edhe pse nuk mund të flas në emër të krejt redaksisë.
Këtu nuk mund të bëhet fjalë për korrigjime të vogla, sepse ato nuk mund ta shpëtojnë enciklopendinë", deklaroi Maxhunkov.
Ai tha se enciklopedia e re, do të jetë plotësishtë e re, e përkthyer në gjuhën angleze dhe në formë digjitale dhe nëse plotësohen të gjitha kushtet, do të jetë e gatshme për tre vite.
"Enciklopedia e re nuk mund të bëhet brenda natës. Prej kohës kur do të plotësohen të gjitha kushtet e domosdoshme, për tre vite do të përfundohet. Në përbërjen e re të këshillit redaktues do të marrin pjesë edhe dy akademik shqiptarë.
INA/NOA