English

Ferrara: Nuk ka pse të më vijë turp

Torino, 28 Janar NOA - "Nuk ka pse të më vijë turp nga asgjë pasi disa e mendojnë këtë fakt por unë jam tepër i qetë dhe do të përgatis ndeshjen me Interin për çerek finalet e Kupës së Italisë me të njëjtin vullnet e profesionalitet si në çdo ndeshje".

Këto kanë qenë fjalët e teknikut të Juventusit Çiro Ferrara përpara ndeshjes me Interin e cila me sa duket do të jetë e fundit për të në këtë pankinë.

Krahas saj ai ka shtuar në lidhje më postin e tij se do të vazhdoji i qetë pas çdo lloj vendimi që do të marrë ekipi dhe asnjëherë nuk do të thotë fjalë negative për sa i përket drejtuesve të klubit dhe vetë Juventusit.

Në këtë konferencë për shtyp Ferrara ka treguar atë vendosmëri dhe diplomaci të cilën ai nuk arriti ta shfaqë gjatë kësaj periudhë që qëndroi në stolin e bardhë e zinjve.

r.b/NOA

KOMENTE