English

KE miraton rezolutën për Shqipërinë: Qeveria të hetojë zgjedhjet, PS të ndal bojkotin

Strazburg, 28 janar NOA - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar pak më parë draft rezolutën për Shqipërinë të hartuar prej Jako Lakso dhe David Wilshire.

KiE i bëri apel qeverisë shqiptare dhe opozitës t'i japin në mënyrë urgjente fund krizës politike dhe të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të thelluar reformat e mëdha në vend.

Këshilli i Evropës i kërkoi qeverisë që brenda pak ditëve të ngrejë një komision parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit te kaluar, ndërsa opozitës i kërkoi të ndalojë bojkotin dhe të rikthehet në Parlament.

k.k/NOA

KOMENTE