English

Këshilli i Europës pritet që të miratojë sot draft-rezolutën për Shqipërinë

Strasburg, 28 janar, NOA - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës pritet që të miratojë ditën e sotme draft-rezolutën për Shqipërinë.

I hartuar nga dy bashkëraportuesit Jako Lakso dhe David Uilshire, mësohet se brenda këtij drafti përmbahet një pasqyrim i situatës politike aktuale në vendin tonë, shoqëruar me rekomandimet përkatëse për zgjidhjen e ngërçit të krijuar pas mosnjohjes së rezultatit zgjedhor të 28 qershorit dhe bojkotit parlamentar nga deputetët socialistë.

Konkretisht, edhe në deklarata të hershme, Këshilli i Evropës kërkon nga qeveria shqiptare dhe opozita e saj që t'i japin fund krizës politike në vend si edhe të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të thelluar reformat e mëdha në vend.

Një thirrje e drejtpërdrejtë i drejtohet opozitës e cila duhet të kthehet në parlament dhe të kontribuojë për ecurinë e reformave.

Pak ditë më parë, delegacioni shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u përball me një ngrirje të kredencialeve të tij për shkak të përbërjes.

Por ato u shkrinë menjëherë një ditë më pas, duke siguruar në këtë mënyrë ligjshmërinë e votës së palës shqiptare, e cila është e pranishme prej 15 vitesh në këtë institucion të lartë të Bashkimit Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE