English

Klinika Interne e QKUK-së, bëhet me ngrohje përmes energjisë diellore

Prishtinë, 28 janar NOA - Në Klinikën Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar implementimi i projektit për ngrohjen e ujit përmes energjisë solare. Ky është një projekt i Ministrisë së Energjetikës dhe Minierave i mbështetur edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Në inaugurimin e këtij projekti kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi dhe ministrja e Energjetikës dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, kreu i QKUK-së Ali Sadria, drejtori i Klinikës Interne Ahmet Brovina dhe përfaqësues e punonjës të Klinikave të kësaj qendre e cila është qendra më e madhe spitalore në Kosovë.

"Së pari do të kemi ujë të ngrohtë për 500 pacientë dhe gjithë personelin mjekësor dhe e dyta, kemi kursim të energjisë elektrike ", tha ministrja e Energjetikës dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula. Sipas ministres ky projekt ka qenë objektiv i MEM-it për shëndetësinë.

h.i/NOA

KOMENTE