English

Klosi: Bojkoti dhe protestat popullore të PS nuk do ndërpriten nëse nuk hapen kutitë

Tiranë, 28 janar NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka deklaruar sot para mediave se mazhoranca po shënon precedentin më të shëmtuar pasi kanë kaluar 7 muaj nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe ende nuk ka bërë transparencën e kërkuar nga opozita.

"Sot data 28 Janar plot 7 muaj nga zgjedhjet e 28 Qershorit, kohë gjatë të cilës maxhoranca e ka shpenzuar me bilanc zero për t'i dhënë përgjigje kërkesës tonë të vazhdueshme për transparencë të plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve.

Në krye të këtyre 7 muajve, vendi është i përmbytur në një krizë të pashembullt politike, institucionale, demokratike dhe mungesa e shtetit ligjor.

I kujtojmë Sali Berishës dhe maxhorancës, se në krye të 7 muajve, po shënon precedentin më të shëmtuar, si i vetmi vend ku opozita kërkon transparencë për zgjedhjet dhe qeveria fsheh qëllimisht të vërtetën.

I kujtojmë Sali Berishës se për shkak të krizave të shkaktuar prej tij, reformat thelbësore kanë mbetur ne vend, ashtu siç është bllokuar edhe procesi i integrimit evropian dhe i liberalizimit të vizave për të njëjtin shkak" tha Klosi.

Sipas tij, në krye të këtyre 7 muajve, mbushur me sulm e diversion ndaj opozitës, i kujtojmë Sali Berishës se deri në momentin që ai për një herë të vetme në karrierën e tij politike, do të bëhet Burrë Shteti e do të bindet se duhet t'i hapë rrugë hetimit të plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të 28 Qershorit, bojkoti dhe protestat popullore të Partisë Socialiste nuk do ndërpriten për asnjë çast, ashtu sikurse nuk do të ndërpritet mandati i askujt prej deputetëve të saj.

k.k/NOA

KOMENTE