Firenze, 28 Janar NOA - Adrian Mutu, lojtari rumun i ekipit të Fiorentinës ka dalë sërish pozitiv në testet e antidoping.
Në këto teste ai doli pozitiv për sibutramina, që është një stimulues i cili shmang efektet e urisë për të cilin lojtari rezultoi se i kishte marrë në ndeshjen që ka zhvilluar ekipi i tij me Barin ku fitoi me rezultatin 2 me 1 kjo falë dhe golit të shënuar pikërisht nga Mutu.
Bëhet fjalë për të dytën herë për lojtarin i cila ka rezultuar pozitiv në këto teste pasi kujtojmë që tek Çelsi ai në një test të tillë doli pozitiv për kokainë dhe u skualifikua për 7 muaj dhe tashmë ai rrezikon një pezullim më të gjatë ku flitet për një periudhë kohore nga 1 deri në 4 vjet.
Ky lajm për rumunin erdhi ditën e sotme gjatë seancës stërvitore që ai po zhvillonte së bashku me lojtarët e tjerë të Firentinës, në fushat stërvitore të ekipit.
r.b/NOA