English

Ndalohet hyrja me pizhama në supermarket

Londër, 28 Janar NOA - Konsumatorët me pizhama nuk do të mund të blejnë më në supermarketet në Uels, ku ankesat e blerësve kanë bërë që të rishikohet kodi i veshjes.

Shenja për ndalimin e hyrjes në pizhama janë vënë në hyrjet e shitores "Tesco", në paralagjen e kryeqytetit Kardif . Zëdhënësi i kompanisë tha se masat janë ndërmarrë pas ankesave të shumë konsumatorëve të tjerë, citon RFE.

KOMENTE