Porto Prince, 28 janar, NOA - Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat e tërmetit në kryeqytetin e Haitit, plot 15 ditë pas katastrofës shkatërrimtare që goditi vendin. Kjo është çudia e radhës që ndodh në këtë vend pasi pak ditë më parë trupat ushtarake dhe ato të ndihmës në Haiti faktin që kanë mundur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat e tërmetit një grua 69-vjeçare. Ndërsa lajmi i ka befasuar që të gjithë, ai ka shtuar shpresat se edhe pse kanë kaluar dt javë nga rënia e tërmetit katastrofal në Haiti, ende mund të pretendohet për të gjetur të mbijetuar poshtë rrënojave.
Vajza e sapogjetur raportohet se është e dehidruar dhe ka një këmbë të plagosur, por ka qenë shumë e lumtur kur e kanë shpëtuar. Ajo kishte mbetur për 15 ditë nën rrënojat e një shkolle të shembur në Porto Prince. Sipas të dhënave nga autoritetet vendase, numërohen mëse 130 njerëz të cilët janë shpëtuar nga rrënojat pas tërmetit të fuqishëm prej 7 shkallë Rihter, i cili shkaktoi në vend rreth 170 mijë të vdekur.
n.e/NOA