Tiranë, 28 janar NOA - Me dhjetëra njerëz, miq të afërm, dashamirë të futbollist por edhe politikanë kanë marrë pjesë sot në mesditë në homazhet e zhvilluara në nder të legjendës së futbollit Panajot Pano.
Trupi i pajetë i "futbollistit të shekullit" mbërriti sot nga Amerika në orën 12:30 në aeroportin e Rinasit dhe u vendos te Pallati i Kongreseve ku dhe po kryhen homazhe.
Panajot Pano 71-vjeç ndërroi jetë nga një atak në zemër më datë 19 janar.
Mbi arkivolin e tij është vendosur fanella e ekipit të Partizanit me numrin 10.
Dhjetëra njerëz kanë ngushëlluar sot familjarët e të ndjerit, ndërsa kanë bërë homazhe mbi trupin e pajetë të legjendës së futbollit.
Ish-futbollisti do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.
k.k/NOA