Tiranë, 28 Janar NOA - Një person gjeti vdekjen dhe tre të tjerë kanë marrë plagë serioze pasi u përfshinë në një aksident rrugor që ndodhi në superstradën Tiranë-Durrës. Viktima është Elton Vishaj, 23 vjeç, me banim në Tiranë, sakaq bëhet e ditur se janë plagosur edhe dy persona, emrat e të cilëve nuk janë konfirmuar, e po ashtu plagë më pak të rënda ka marrë drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë.
Policia shkoi në vendngjarje, dhe konstatoi se makina tip "Benz" ishte përplasur me një autobot, pak pasi ky i fundit ishte përplasur me një masiv betoni që përdoret si korsi-ndarës dhe e ka thyer atë duke ngecur.
Në momentin që "Benzi" që ju shihni në foto, është përpjekur të shmangë përplasjen me autobotin, nuk ia ka dalë dot, duke marrë goditje në pjesën e pasme dhe përfunduar në anën tjetër të rrugës.
Policia dyshon se humbja e kontrollit të mjetit erdhi për shkak të ndalimit të autobotit pasi kishte pësuar aksident, shpejtësisë së pakontrolluar dhe palimituar dot në çastet e fundit nga vetura dhe rruga me lagështirë për shkak të reshjeve, gjithsesi, hetimet do të vazhdojnë.
e.r/NOA