Angli, 29 Janar NOA - Sulmuesi brazilian i ekipit të Manchester City Robinho, i ka dhënë lamtumirën teknikut italian Mançini duke u larguar nga ky ekip.
Ai është kthyer në atdheun e tij ku atje do të luajë në radhët e Santos. Ai do të niset në Brazil të dielën ku ndeshjen e ardhshme të Santosit ai pritet të jetë në fushë nga minuta e parë.
Braziliani është shprehur mjaft i qetë për këtë largim 6 mujor në radhët e ekipit brazilian pasi ai kërkon pikërisht një qetësi në lojën e tij dhe vazhdueshmëri në aktivizime pasi po afron botërori i Afrikë e Jugut 2010, ku lojtari kërkon të jetë prezent dhe të dhurojë gjëra pozitive në përfaqësuesen e tij.
Kujtojmë që braziliani erdhi tek ekipi anglez në verën e 2008 për një shifër rekord asaj prej 42 milionë eurosh.
r.b/NOA