Strasburg, 28 janar NOA - Asambleja Parlamentare e Këshillit i Evropës ka nisur diskutimet dhe pritet të miratojë sot draft-rezolutën për Shqipërinë e hartuar nga Jako Lakso dhe David Uilshire.
Këshilli i Evropës i kërkon qeverisë shqiptare dhe opozitës t'i japin fund krizës politike dhe të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të thelluar reformat e mëdha në vend.
Dy raportuesit në raport i bëjnë apel politikës shqiptare të zhbllokojë në mënyrë urgjente krizën politike që ka bllokuar funksionimi normal i të gjithë institucioneve demokratike në vend.
Më tej siç ka bërë të ditur edhe më parë KE i kërkon qeverisë që brenda pak ditëve të ngrejë urgjentisht një komision parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit ndërsa i bën thirrje opozitës të ndalë bojkotin e të rikthehet në Kuvend.
k.k/NOA