English

Tadiç: Të interesuar për marrëdhënie të mira me Shqipërinë

Tiranë, 28 janar NOA - Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Shpëtim Çaushi, paraqiti sot Letrat Kredenciale para Presidentin të Republikës së Serbisë, Boris Tadiç.

Ambasadori Çaushi gjatë bisedës me kreun e Serbisë vuri në dukje aspiratën e përbashkët të të dy vendeve për tu integruar në BE, duke theksuar dëshirën e sinqertë të palës shqiptare për të punuar bashkërisht në këtë drejtim.

Presidenti Tadiç shprehu bindjen se pala serbe ndan të njëjtin mendim se të dy shtetet gjenden në një moment kyç të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe theksoi se zhvillimi i tyre do të merrte një impuls të ri me nënshkrimin e një sërë marrëveshjeve, të cilat do t'i shërbenin jo vetëm interesit reciprok të vendeve, por edhe si shembull inkurajimi për mbarë rajonin, për stabilitetin e prosperitetin e tij.

Tadiç theksoi interesin për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bindjen se ekziston një vullnet i përbashkët dhe potenciale të mëdha bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Më tej, Presidenti Tadiç shtoi se BE është objektivi strategjik i përbashkët i të dy vendeve dhe se bashkëpunimi në këtë drejtim do të ketë rendësi të veçantë, pasi vizioni për një të ardhme të rajonit në familjen e kombeve evropiane i shërben edhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

k.k/NOA

KOMENTE