English

Trafik në Rinas kundrejt 6500 eurove për kalim ilegal kufiri, pranga dy personave

Rinas, 28 janar, NOA - Premtonin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit përmes aeroportit të Rinasit, por janë zbuluar dhe kanë rënë në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për dy persona të kapur në flagrancë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të ndihmojnë të tjerë për të kaluar kufirin me destinacionin Austrinë, nëpërmjet linjës ajrore Rinas-Kosovë-Hungari-Austri.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave personat e ndaluar janë Bernard Demirlika, 33 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Valmir Domi, 38 vjeç, që të dy lindur dhe banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se që të dy kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri duke marrë pagesë prej 6 500 euro për person, pagesë kjo e cila ishte bërë ndaj tyre nga dy qytetarë të kombësisë turke.

U kryen veprimet proceduriale, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 298 dhe 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA
KOMENTE