Durrës, 28 janar NOA - "Do shkoj të shoh shtëpinë e vjetër dhe do të kthehem sërish". Kështu u është drejtuar familjarëve të tij, 66-vjeçari A.V, i cili nuk është kthyer ë i gjallë në banesën e tij.
Duket se i moshuari kishte vendosur të vetëvritej, akt të cilit kishte menduar ta kryente larg syve të familjarëve të tij.
Gjithçka ndodhi dje në fshatin Botinak të Komunës Maminas në Durrës kur 66-vjeçari është gjetur i varur në një pemë në oborrin e banesës së tij të vjetër.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se mëngjesin e djeshëm i moshuari është nisur të shkojë tek shtëpia e vjetër në fshatin Bodinak dhe më pas nuk iu është përgjigjur në telefon familjarëve të tij të cilët e kanë gjetur atë më pas të varur në oborrin e kësaj banese.
Ka qenë e kotë ndërhyrja për t'i dhënë ndihmën e para pasi A.V., kishte ndërruar jetë.
Policia mori në pyetje familjarët e të ndjerit të cilët thanë se ai prej disa kohësh vuante nga depresioni nervor.
k.k/NOA