Dubai, 28 janar NOA - Princi i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid al Maktoum i ka ofruar gruas më të famshme të një futbollisti siç është David Beckham, Victorias, për t'u bërë anëtare e një ekipi që do të punojnë për ndërtimin e një hoteli të ri në brigjet e Dubait.
Për shërbimet e saj, të cilat do të përfshijnë dizajnimin e brendshëm të hotelit që do të quhet "Isla Moda", Shejh do t'i paguajë asaj 50 milion dollarë, ndërsa shtypi britanik shkruan se ish-anëtarja e "Spice Girls" do të bashkëpunojë në këtë projekt bashkë me Carl Lagerfeld.
ipko/NOA