English

Zbardhen detajet e vrasjes së shqiptarit nga dy serbë në Firence

Firence, 28 Janar NOA - Dy të rinj serbë janë autorët e masakrës së ndodhur sot në Firence të Italisë ku viktimë mbeti një djalë shqiptar i cili u përpoq të shmangë precipitimin e një sherri mes autorëve dhe një tjetër shqiptari, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Adnand Diko, 21 vjeç, emigrant nga Shqipëria, mbeti viktimë e goditjes me thikë nga shtetasit serbë Arian Joniç 20 vjeç banues në Firenze dhe Mebruz Bejzak, 28 vjeç banues në Modena.

Adnand Diko, ka vdekur në tentativë për të mbyllur një sherr kur u qëllua me thikë në ambiente e një lokali në Firenze.

Grindja kishte nisur për motive banale në brendësi të lokalit dhe bëhej fjalë për dy bashkatdhetarë të tjerë të shqiptarit.

Në fillim ata kishin përdorur stekat e bilardos e më pas Adnandi në përpjekje për të ndaluar këtë gjë u qëllua me thikë ku humbi një sasi të madhe gjaku deri në spitalin ku po e çonin ku gjeti dhe vdekjen.

Dëshmitarët e kësaj skene të dhunshme dhanë menjëherë informacione për karabinierët, mbi të dyshuarit duke i përshkruar ata, të cilët u gjendën menjëherë brenda natës së djeshme kur ndodhi dhe gjithçka.

Bëhej fjalë pikërisht për shtetasit Arian Joniç 20 vjeç banues në Firenze dhe Mebruz Bejzak, 28 vjeç banues në Modena.

Ata u njohën menjëherë nga dëshmitarët dhe për të dy u mor masa e arrestit me akuzën e vrasjes me qëllim.

r.b/NOA

KOMENTE