English

Austalian Open, përcaktohen finalistët

Melbourne, 29 Janar NOA - Është përcaktuar se kush do të jenë dhe finalistët e Australian Open ku pasi ishte bërë e ditur se njëri prej tenistëve do të ishte Andy Murray tashmë u bë i ditur dhe sfiduesi i tij i cili do të jetë pikërisht numri një në botë i këtij sporti zviceriani, Roger Federer.

Federer arriti të kualifikohej për finalen e këtij evenimenti falë fitores që mori përballë Jo-Wilfried Tsonga me rezultatin 6-2, 6-3, 6-2.

Federer me këtë rezultat është në përpjekje të marrjes së 4 të këtij titulli ku kujtojmë këtu fitoret në vitet 2004, 2006 dhe 2007 duke arritur kështu finalen numër 22 në turnet e Grande Slam.

"Jam shumë i lumtur për këtë fitore, pasi nuk arrita të shpenzoja shumë energji dhe kjo është diçka tepër pozitive. Xho, është një talent dhe besoj se kjo ishte fitorja ime e fundit kaq e lehtë me të", - ishin fjalët e kampionit pas këtij kualifikimi.

r.b/NOA

KOMENTE