Podgoricë, 29 janar NOA - Ligji mbi përfaqësimin autentik të pakicave në Mal të Zi ka shkaktuar reagime të shumta. Vitin e kaluar nuk është arritur konsensus mes socialistëve në pushtet dhe partnerëve të koalicionit në pushtet, përballë partive opozitare, mbi të gjitha atyre shqiptare.
Derisa partitë parlamentare shqiptare, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Lista shqiptare - Perspektiva janë këmbëngulëse që të mbetet zona e posaçme zgjedhore shqiptare prej nga duhet të dalin pesë mandate nga partitë shqiptare, socialistët e kryeministrit Millo Gjukanoviq, madje edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve që merr pjesë në qeverinë aktuale malazeze, edhe e kanë implementuar këtë mënyrë të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament, mbrojnë propozimin që në parlament hyjnë pakicat që kalojnë 4 për qindëshin.
Funksionari i lartë i Partisë Popullore Socialiste, kryesore opozitare me opsion proserb, nuk e mohon nevojën e përfaqësimit autentik të pakicave në parlamentin malazias, por për këtë duhet të ekzistojë vullneti dhe gatishmëria politike e shumicës parlamentare për të hequr dorë nga monopoli dhe keqpërdorimi i zgjedhjeve nga pushteti.
Ai tha se "tani për tani unë nuk e shoh atë gatishmëri të pushtetit".
Kolegjiumi i kryetarit të Parlamentit malazez, Ranko Krivokapiq ka vendosur që përsëri të aktivizojë grupin punues edhe i ka dhënë afat deri më 5 shkurt të përcaktojë modelin e Draftit të ligjit mbi zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve.
Krivokapiq thotë se prioritet i grupit punues do të jetë zgjidhja e përfaqësimit autentik të pakicave, si dhe inkorporimin e një numri të sugjerimeve të shumta të OSBE-së.
Kuvendi i Malit të Zi më herët e ka vazhduar harmonizimin e ligjit zgjedhor me kushtetutën deri më 30 prill.
i.b/e.n/NOA