Tiranë, 29 janar NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp nga zyra e tij në selinë rozë ku u shpreh se ëstë i gatshëm të nisë dialogun nëse presidenti angazhohet të ulë palët në tryezë.
Më tej Rama deklaroi se duhet të ketë një marrëveshje të negociuar.
"Publikisht i them Sali Berishës të mos investojë më për baltë mediatike dhe për blerje të deputetëve opozitarë nuk e shpëtojmë dot delegacionet e spocorizuara" tha Rama.
Kreu i socialisteve tha se e ai lufton për hir të interesave të publikut.
Rama bërë thirrje kryeministrit Berisha të angazhohet për dialog duke mos u fshehur
tek lojrat e fjalëve. Rama tha gjithashtu se opozita mbështet rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës duke theksuar se ndërkombëtarët ashtu si edhe opozita theksuan se Shqipëria është në krizë të thellë politike.
Më tej kreu i opozitës e ka cilësuar bojkotin si një gjë jot ë mirë por theksoi se ai është i vetmi ilaçi hidhur që ika mbetur që PS-ja të mos të lejojë që gangrena e zgjedhjeve ta
paralizojë.
Sipas tij bojkotin e shkaktoi Berisha dhe vetëm ai mund ta ndalë atë.
k.k./NOA