English

Kapen 4 persona, po vidhnin hekur për skrap në një vagon treni

Elbasan, 29 janar, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë dy persona duke vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin hekur për skrap në fshatin Paper të Elbasanit, në një vagon të trenit të linjës Shkodër-Elbasan. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se dy të ndaluarit janë Edlir Kovaçi, vjeç 28, lindur në Tiranë dhe banues në Elbasan; Spartak Rexhepi, 24 vjeç,; Emiliano Dinja, 24 vjeç dhe Eduart Kovaçi, 29 vjeç, që të tre lindur e banues në Elbasan.

Në lidhje me këtë vepër penale po punohet për dokumentimin e plotë të saj, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", e cila parashikohet nga neni 134 e 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE