English

Kapen dy të kërkuar, akuzohen për plagosje në bashkëpunim

Elbasan, 29 janar, NOA - Dy persona që ishin shpallur në kërkim, kanë mundur të bien në prangat e forcave të policisë së Elbasanit pas një aksioni të organizuar prej këtyre të fundit. Lajmi i konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA tregon sesi të ndaluarit janë Durim Paja, 29 vjeç dhe Indrit Metani, 28 vjeç; që të dy lindur e banues në fshatin Shushicë të Elbasanit.

Mësohet se personat janë shpallur në kërkim pasi ndaj tyre ekzistonte e vendosur nga gjykata masa e sigurimit "Arrest në burg".

Që të dy akuzohen për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim", e cila parashikohet nga neni 88 e 25 të Kodit Penal.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE