Londër, 29 janar, NOA - Për të bërë paqe me talibanët dhe për të gjetur mundësinë e riintegrimit të tyre në jetën pas luftës në Afganistan bota do të angazhohet me një fond ndihme prej 140 milionë dollarësh.
Ky është vendimi i marrë nga konferenca ndërkombëtare e mbajtur posaçërisht në Londër nga autoritetet më të larta të botës për stabilizimin e Afganistanit.
Delegatë nga rreth 70 vende pohuan se ky fond ndihme do të financojë programe të ripajtimit dhe do të japë alternativa ekonomike për ata që nuk kanë asnjë mundësi në Afganistanin e pasluftës.Ndërkaq, parashikohet që presidenti afgan Hamid Karzai tha se do të thërrasë një këshill të paqes me përbërjen e udhëheqësve fisnorë ku do të ftojë anëtarë të Talebanit për të diskutuar ripajtimin në Afganistan.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë përpjekjet dhe i kërkojë Arabisë Saudite dhe Pakistanit të ndihmojë procesin e paqes.
"Ne do të vazhdojmë të reformojmë institucionet tona shtetërore. Ne kemi nevojë për të forcuar menaxhmentin drejtues dhe mbikëqyrjen e kapaciteteve të shërbimit tonë civil dhe institucionet tona demokratike. Ne duhet të racionalizojmë ligjet tona, rregulloret dhe procedurat në mënyrë që qeveria të mund të punojë pa probleme, e liruar nga korrupsioni dhe vendim-marrja arbitrare", tha Karzai.
n.e/NOA