Korçë, 29 janar NOA - Policia e Korçës ka bërë të mundur ditën e djeshme identifikimin e autorëve të vjedhjes së dy kishave në këtë Korçë.
Kështu dje është bërë i mundur, zbulimi i vjedhjes së Kishës së "Shën Pandelimon" e ndodhur më datë 10 janar.
Sipas policisë autori i dyshuar i kësaj vjedhjeje është 37-vjeçari Bledian Trushina lindur dhe banues në fshatin Tushemisht Pogradec, dhe është shpallur në kërkim.
Gjithashtu po dje policia ka identifikuar si autorin e vjedhjes së Kishës së "Shën Thanasit" 51-vjeçarin L.R.
Vjedhje e kësaj kishte ka ndodhur më 31 mars të vitit të kaluar.
Autorët e vjedhjes së dy kishave janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për veprën penale të "vjedhjes".
k.k/NOA