English

Milan, vijnë lajme nga infermieria

Milano, 29 Janar NOA - Vijnë lajme nga infermieria për skuadrën e Milanit e cila ka pësuar dy disfata radhazi respektivisht në kampionat me Interin dhe në Kupën e Italisë me Udinezen. Duket se ish laciali Alessandro Nesta i cili nuk ishte prezent në derbin e Milanos dhe do të mungojë dhe në ndeshjen me Livornon në këtë fundjavë do të kthehet në fushat e lojës pikërisht në sfidën me Bolognën.

Kohë më të gjata do të jenë për Alexandre Pato i cili është rikthyer nga Brazili dhe ditën e sotme ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Milanit, por i veçuar, ai trajnohej së bashku me stafin e fizioterpaistëve. Me sa duket braziliani do të jetë i pranishëm në fushat e lojës pikërisht në ndeshjen e Champios League ku Milan ka një sfidë tepër të vështirë me Manchester United dhe rikthimi i Patos në këtë ndeshje është një lajm tepër i gëzueshëm për teknikun Leonardo.

Krahas tyre, një rikthim tjetër që pritet është dhe ai i Massimo Oddos i cili vuan një dëmtim që nga 25 nëntori dhe koha e rikuperimit akoma nuk është e sigurtë pasi atij i duhet të zhvillojë dhe disa teste të tjera fizike, por flitet se afërsisht mund të jetë në dispozicion të Leonardos pas tre javësh.

r.b/NOA

KOMENTE