Uashington, 29 janar, NOA - Organizata e Kombeve të Bashkuara deri më tani ka akorduar një ndihmë totale në vlerë 2 miliardë dollarë për ishullin e varfër të Haitit, i cili më 12 janar u godit nga një tërmet shkatërrues. Lajmi u konfirmua nga zyrtarët e lartë të OKB-së, sipas të cilëve ndihma kanë dërguar rreth 100 vende, organizata jo qeveritare, fondacione, kompani dhe individë. Madje në listën e atyre që kanë ndihmuar gjendet edhe presidenti Barak Obama i cili ka dhënë 15 mijë dollarë dhe Madona që ka ofruar 250 mijë dollarë.
Ndërkaq, ditën e djeshme Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi ndihmën e saj në vlerën prej 120 milionë dollarësh për rajonin e rrënuar të Haitit nga tërmeti fatal.
Ndërsa Banka Botërore nga ana e saj, para pak ditësh ka konfirmuar se do t'i falë ishullit të varfër të gjitha borxhet ekzistuese.
n.e/NOA