English

Për lindje pa dhimbje, hani shegë

Londër, 29 janar, NOA - Shega është fryt i cili përveçse vlerave shëndetësore që mban, paska edhe vetinë e lehtësimit të dhimbjeve të kontraktimeve të mitrës tek një grua gjatë procesit të lindjes së një fëmije. Një fakt i tillë pohohet në një studim të fundit sipas të cilit, nga farat e shegës fitohet një lehtësim i lëvizjeve të muskujve të butë të mitrës.

"Një studim i mëparshëm sugjeroi se antioksidantët dhe vetitë nxitëse të shegës, duket se kanë një ndikim pozitiv mbi shëndetin. Por ne kemi kërkuar të kuptojnë edhe efektet e saj mbi kontraktimet e mitrës për të na ndihmuar eksplorimin e rrugëve të reja për trajtimin e grave me probleme gjatë lindjes natyrale", tha lidhur me një fakt të tillë profesor Sue Uray, i cili ka ndërmarrë studimin e lartpërmendur.

Sipas tij, grupi i studiuesve ka faktuar se beta-sitosterol është komponenti kryesor i ekstraktit të shegës dhe se qelizat e muskujve të mitrës kanë rritur aktivitetin e tyre pas kontaktit me të tilla substanca.

n.e/NOA

KOMENTE