English

Pista kryesore për vrasjen e tre djemve të Liliana Mullirit

Një nga djemtë la me barrë gruan e një burri

Masakra e Devollit, si u zbulua vrasja e Alberto Xhihanit

Devoll, 29 Janar NOA - Masakra e trefishtë që ndodhi sot në mesditë në fshatin Vidohovë të rrethit Devoll dyshohet se ka ardhur në shenjë hakmarrjeje por nuk është e qartë nëse lidhet me krimin e shtatë viteve më parë të kryer nga Liliana Mulliri apo për shkak të lidhjes intime të një prej viktimave me gruan e një personi nga Devolli që dyshohet të jetë autor i krimit.

Korrespondentja e agjencisë NOA e cila ndodhet në vendngjarje, thotë se ngjarja e sotme ndodhi në orën 13.55 minuta në fshatin Vidohovë kur një person i cili fillimisht u dyshua të ishte ndonjë i afërm i Alberto Xhihanit, ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur në vend tre fëmijët e Liliana Mullirit.

Korrespondentja e agjencisë NOA informon se viktimat e sotme janë Tauland, Xhilian dhe Eldi Mulliri, tre djem nga 18 deri 23 vjeç të Liliana Mullirit, e cila gjendet në burg për akuzën e vrasjes me paramendim. Policia nuk ka konfirmuar moshën e tre viktimave.

Nga hetimet e parë mendohet se autor i masakrës me vrasje të trefishtë është një person nga Devolli.

Mësohet se një prej djemve të Lilianës kishte lidhje intime me një grua të martuar madje e kishte lënë atë shtatzënë.

Në këto rrethana, i shoqi ka reaguar duke shkuar sot në mesditë në Vidohovë ku është përplasur me të dashurin e gruas dhe në një moment ka ngritur armene e zjarrit duke vrarë jo vetëm atë por edhe dy vëllezërit e tij.

Historia e nënës së viktimave të sotme

Rreth shtatë vjet më parë kur Liliana Mulliri vrau Alberto Xhihanin një fëmijë tetë vjeçar dhe e hodhi në pus pasi e copëtoi më parë.

Në burg u fut njëkohësisht me dënimin e Lilianës, edhe ish-i dashuri i saj Gentian Xhihani, xhaxhai i fëmijës Alberto Xhihani, për moskallëzim krimi.

Çfarë ndodhi më 2003 dhe si u zbulua dy vjet më pas

Më 30 nëntor të vitit 2005, Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë bëri të mundur zbardhjen e autorësisë së krimit të ushtruar mbi Alberto Xhihanin.

Ajo zbardhi se në datën 04.09.2003 në fshatin Vidohovë të Nënprefekturës Devoll është konstatuar humbja e fëmijës Alberto Altin Xhihani, i lindur më 25.11.1995.

Pas denoncimit të bërë nga familjarët në mbrëmjen e datës 04.09.2003, policia menjëherë është vënë në kërkim të tij fëmijës, dhe ka kryer një sërë veprimesh, por nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Ky kërkim ka vazhduar për shumë ditë.

Për këtë ngjarje më datë 10.09.2003 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë ka filluar proçedimin penal për veprën penale të rrëmbimit të personit, parashikuar nga neni 109/2 i Kodit Penal.

Pas hetimeve të kryera nga ana e Prokurorisë për rreth një muaj, çështja është pezulluar dhe i ka kaluar Komisariatit të Policisë Devoll për kryerjen e veprimeve të mëtejshme me qëllim zbulimin, dokumentimin dhe ndëshkimin e autorëve.

Gjatë kësaj periudhe specialistët e policisë kriminale dhe konkretisht ata të krimeve kundër personit kanë punuar në disa pista në lidhje me fatin e djalit 7 vjeçar nga Libohova, por pa bërë të mundur zbulimin e së vërtetës.

Në datën 27.11.2005, rreth orës 16.00', Aishe Seladin Begolli 36 vjeç lindur e banuese në fshatin Vidohovë, ka gjetur në brendësi të pusit të saj një kufomë të dekompozuar e cila i përkiste një fëmije deri në 10 vjeç. Eshtrat e kësaj kufome janë gjetur të ndara në dy thasë.

Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe me një plan të detajuar ka punuar për të rindërtuar skeletin kockor, gjë që mund të përcaktonte nëse ishin pikërisht eshtrat e Albert Xhihanit, si dhe të përcaktonte nëse mbi të kishte veprime me mjete prerëse.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore u arrit në konkluzionin se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale, të një vrasje në rrethana cilësuese dhe pastaj në prerjen, copëtimin e trupit dhe paketimin në dy thasë plastmasi.

Ishin dëshmitë e dy bashkëmoshatarëve A.L. dhe E.M. të cilët kanë fiksuar momentin e fundit atë të shkëputjes së fëmijës tek lokali i shtetases Liljana Mullirit dhe më pas nuk dihej fati i tij.

Pas veprimeve të mirë koordinuara nga ana e forcave të policisë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë, u bë e mundur të ndalohen me datë 30.11.2005 rreth orës 05.00':

shtetësja Liliana Mulliri 40 vjeçe lindur e banuese ne Vidohovë, Devoll, për veprën penale të rrëmbimit e vrasjes në kushte të tjera cilësuese.

Shtetasi Gentian Ymer Xhihani, vjeç 27, lindur e banues në Vidohovë, Devoll për veprën penale të moskallëzimit të krimit dhe përkrahjes së autorit të ngjarjes.

Të gjitha veprimet kriminale të vrasjes, copëtimit dhe futjes në dy thasët janë kryer në intervalin kohor të orës 11.00'-12.00' të datës 04.09.2003, ndërsa hedhja në pus është kryer në mesnatën e datës 04-05.09.2005.

Policia tha se pas një pune prej rreth 72 orë pa ndërprerje që nga vendngjarja, u provua me prova të pakundërshtueshme autorësia e kësaj ngjarje kriminale.

E gjithë kjo u bë në sajë të një bashkëpunimi të Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Devoll, Sektorit të Luftës kundër Krimeve të Hapura si dhe Prokurorisë së rrethit Korçë.

e.r/NOA

Vijon....

KOMENTE