English

Po kontrollonte depozitën e ujit, vdes punëtori 53-vjeçar

Xhafzotaj, 29 janar, NOA - Një punonjës i ujësjellësit në Xhafzotaj ka gjetur vdekjen ndërsa punonte për të kontrolluar depozitën e ujit të kësaj qyteze. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave mësohet se viktima quhet Fiqeri Domi, i moshës 53-vjeç dhe konkretisht, punonjës në stacionin e Klorinimit të ujit të pijshëm në Xhafzotaj.

Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë u kryen gjithë veprimet e para hetimore nga të cilat rezultoi se ky person ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale si pasojë e rrëzimit nga një shkallë metalike, në kohën kur po kontrollonte depozitën e ujit.

Materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE