Zbulohen të dhëna për të dyshuarin
Edhe policia greke në aksion
Kush është autori i dyshuar
Pista kryesore për vrasjen
Korçë, 29 Janar NOA/Alba Filipi - Policia e Korçës doli me një deklaratë zyrtare para disa minutash ku ka folur mbi hetimet e para për masakrën e Vidohovës ku humbën jetën të ekzekutuar me armë zjarri dy vëllezër dhe i treti po lufton me vdekjen në spital.
Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur në orën 12.30 të ditës së sotme në fshatin Vidohovë, komuna Miras rrethi Devoll.
Nga hetimi doli se autor i masakrës është 40-vjeçari Besim Hamit Karaj, lindur në Thumanë të Krujës dhe banues në fshatin Vidohovë të rrethit Devoll, i dënuar më parë.
Policia tha se vrasja me automatik e Taulant Mulliri 23 vjeç dhe Xhilian Mulliri rreth 25 vjeç si dhe plagosja e 17-vjeçarit Etlevan Mulliri ka ardhur për motive të dobëta.
"Etlevan Mulliri aktualisht ndodhet në Spitalin Civil të Korçës, në sallën e reanimacionit në gjendje relativisht të rënde shëndetësore", - i thanë agjencisë NOA, burime spitalore.
Sakaq policia pohoi se autori i masakrës menjëherë pas qitjes me armë është larguar nga vendi i ngjarjes.
Forcat policore dhe ekspertët kanë fiksuar prova balistike, kurse kapja e autorit të dyshuar të krimit, ende nuk është bërë e mundur.
a.f/e.r/NOA