English

Rrëzohet nga shkallët, vdes punonjësi i Stacionit të Klorinimit të Ujit të Pijshëm

Durrës, 29 janar NOA - Një 53-vjeçar ka gjetur vdekjen pas u rrëzua nga shkallët teksa tentonte të kontrollonte depozitën e ujit.

Fiqiri Domi 53-vjeç është gjetur i vdekur dje tek "Stacioni i Klorinimit të Ujit të Pijshëm" në fshatin Xhafzotaj në Durrës.

Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e vdekjes së 53-vjeçarit.

Pas hetimit të vendngjarjes policia deklaroi se Domi ishte punonjës në këtë stacion dhe ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale si pasojë e rrëzimit nga një shkallë metalike, në kohën kur po kontrollonte depozitën e ujit.

k.k/NOA

KOMENTE