English

Si po komplikohet marrja e Ledesmës

Romë, 28 Janar NOA - Kur dukej se çdo gjë po përfundonte për lojtarin lacial Ledesma, në kalimin e tij në radhët e Interit, papritur çdo gjë është komplikuar.

Flitej se lojtari do të kalonte në radhët e zikaltërve pas takimit midis Brancës e Lotitos, por çdo gjë u shty pasi menaxheri i lojtarit u shpreh pas këtij takimi duke thënë: "Çdo gjë u shty, Ledesma do të qëndrojë tek Lazio, Lotito nuk e pranoi ofertën".

Flitej për një ofertë nga e cila Lazio do të përfitonte një shumë prej 10 milion eurosh plus lojtarin Krihn, por kjo ofertë nuk u pranua nga presidenti Lotito i cili me këtë vendim duket se po e mban lojtarin në radhët e klubit të tij.

Gjithsesi ky është vetëm kapitulli i fundit i një historie e cila ka dhe shumë për të shkruar pasi Inter do të insistojë sërish të marrë lojtarin pasi duket se Mourinjo e kërkon me ngulm atë.

r.b/NOA

KOMENTE