English

Alarm për bombë në një avion amerikan, rezulton fals

Nju Xhersi, 30 janar, NOA - Në avionin amerikan të linjës "Continental Airlines", i cili ishte nisur nga Nju Xhersi drejt kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota, u dha një alarm sikur në bordin e tij paskësh hipur një terrorist. Por ai ka rezultuar fals pas kontrollit që iu bë anëtarëve të bordit. Kështu, FBI pas ndalimit të avionit në aeroportin e Floridas dhe kryerjes së verifikimeve të personit të dyshuar zbardhi se ai ishte futur gabimisht në të ashtuquajturën "no fly list".

Ngjarja ndodh pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një paketë masash të rrepta mbi sigurinë e aeroporteve dhe mjeteve të fluturimit.

Kjo pasi ditën e Krishtlindjeve u shënua një precedent në një avion amerikan, ku një terrorist nga Jemeni donte ta hidhte në erë me një bombë.

n.e/NOA

KOMENTE