English

Arrestohet kosovari, u kap me dokumenta të falsifikuara

Korçë, 30 janar, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë ndaluar në pikën kufitare të Qafë-Thanës një kosovar, i cili dyshohet se qarkullonte me një automjet, dokumentat e të cilit ishin të falsifikuara. Lajmi konfirmohet zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se i ndaluari është 46-vjeçari Besim Dabinovci, banues në Prishtinë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip Volksvagen Jetta, me targe 589 KS 643, i cili rezultonte i vjedhur.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumenteve të mjetit të tij rezultoi se edhe leja e qarkullimit dyshohet të jetë e falsifikuar.

Nga ana e policisë u bë sekuestrimi i mjetit dhe dokumentacionit të tij, ndërsa u kryen veprimet hetimore proceduriale për veprat penale të "Trafikimit të mjeteve motorike" dhe "Falsifikimit të dokumentave", të parashikuara nga nenet 141/a/1 dhe 186 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE