Bolonjë, 30 Janar NOA - Një sherr i dhunshëm ka ndodhur sot në Casalechio të Renos një provincë në Bolonjë midis një grupi shqiptarësh dhe Rumunësh, në brendësi të ambienteve të një lokali.
Sherri duket se ka nisur për motive banale por ka pasur pasoja të rënda ku bilanci i kësaj grindjeje ishte me katër të arrestuar dhe tre të plagosur në gjendje të rëndë. Inicialet e personave të përfshirë në këtë situatë të cilët më pas u arrestuan dhe nga forcat policore janë L.S., L.F, M.I., B.M.A, respektivisht nga 37, 32, 35 e 23 vjeç.
Krahas tyre në këtë grindje u përfshinë dhe disa persona të tjerë të cilët nuk kishin lidhje me situatën e krijuar ku shumica prej tyre arriti t'i shmangej.
Por tre prej tyre u plagosën rëndë pasi u qëlluan me thikë nga të arrestuarit dhe u dërguan në spitalin e qytetit të Bolonjës.
Nga kjo ngjarje e dhunshme policia tha se krahas të arrestuarve ekzekutoi dhe mbylljen e lokalit, në brendësi të të cilit ndodhi ky sherr.
r.b/NOA