English

Eurostat: Papunësia aktuale 9.1 % në BE, shifra rekord nga viti 2000

Bruksel, 30 janar, NOA - Papunësia në vendet e Bashkimit Europian ka arritur një rekord të ri duke iu referuar shifrave më të fundit të saj. Një lajm i tillë konfirmohet nga Instituti Evropian i Statistikave, sipas të cilit, në muajin dhjetor në 27 vendet anëtare të BE-së rezultonin të ishin rreth 23 milionë gra dhe burra pa punë.

Kjo do të thotë në shifra konkrete se janë 4.6 milionë të papunë evropianë më shumë se para një viti. Niveli i papunësisë ka arritur në 9.6%, kuotë kjo e vlerësuar si më e larta qysh prej fillimit të funksionimit të zyrës së statistikave në vitin 2000. Vendi me nivelin më të lartë rezulton të jetë Letonia, duke kapur një shifër prej 23 %.Ndërsa në mesin e vendeve me normë më të ulët të papunësisë, Eurostat rendit Holandën me 3.4%, Austrinë 4.4% dhe Qipron 5,5%.

Të dhënat sipas gjinisë tregojnë se shkalla e papunësisë për meshkuj u rrit nga 6,9% në 9.3% në Eurozonë dhe nga 6.6% në 9.1% në Bashkimin Evropian në tërësi.

n.e/NOA

KOMENTE