English

Ngrin dëbora, bllokohen mjaft akse rrugore në veri të vendit

Kukës, 30 janar, NOA - Lëvizjet e mjeteve automobilistike në akset kryesore rrugore të qarkut të Kukësit janë vështirësuar së tepërmi nga krijimi i shtresave të akullit përgjatë tyre pas reshjeve të dëborës të rëna gjatë ditëve të fundit. Kjo ka bërë që sot në mëngjes disa mjete që janë nisur nga Kukësit në drejtim të Tiranës janë detyruar të kthehen mbrapsht. Nisur nga kjo situatë e vështirë, janë ndërmarrë aksione për hedhjen e skorjeve në segmentet më problematike.

Bëhet me dijeni se lëvizja e mjeteve veç aksit kryesor rrugor Morinë-Kukës-Qafë Shllak është mjaft e vështirë, e kjo edhe në akset rrugore Kukës-Krumë, Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Bushtricë. Situata edhe më e rënduar është në akset rrugore rurale e komunale, një pjesë e të cilave vazhdojnë të jenë të bllokuara jo aq nga bora që arrin trashësinë deri në 50 centimetra, por nga akulli.

n.e/NOA

KOMENTE