English

Operacioni "Kolaudimi" ndalon 4 persona, kërkonin para nën dorë për kolaudimet

Durrës, 30 janar, NOA - U kërkonin para nën dorë qytetarëve për kryerjen e kolaudimit të automjeteve, duke u zbuluar dhe rënë në prangat e policëve në kuadrin e operacionit "Kolaudimi".

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave të ndaluarit janë Erdi Bajo, 31 vjeç; Edmond Troplini, 31 vjeç; Naim Hoxha, 53 vjeç dhe Altin Hoxha, 28 vjeç; që të katërt banues në qytetin bregdetar.

Ndalimi i tyre u bë në baz të një vendimi që ka lëshuar gjykata për "Arrest me burg" mbi veprën penale të korrupsonit pasiv në sektorin privat.

Hetimet paraprake për të arritur në këtë rezultat janë zhvilluar në bashkëpunim me punonjës të sektorit të Kolaudimeve në drejtorinë rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, të cilët kanë vërtetuar gjatë veprimtarisë së të lartpërmendurve, akte të kundraligjshme.

Materialet hetimore iu kaluan njësisë Task Force në prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE