Shkup, 30 janar, NOA - Zv/ministri i Brendshëm, Xhevat Buçi ka theksuar se pasaportat në gjuhën shqipe do të nisin të shpërndahen nga fundi i muajit mars. Sipas tij, qytetarët shqiptarë po pajisen me pasaporta të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo në gjuhën shqipe, meqë gati se një muaj mungojnë pasaportat me shkrimin e gjuhës shqipe. Sipas njoftimeve zyrtare të MPB-së, për tu pajisur me pasaportë të shkruar edhe në gjuhën shqipe, duhet pritur edhe dy muaj.
"Pasaportat e shkruara në gjuhën shqipe pritet që të arrijnë kah fundi i muajit mars, por ne bëjmë përpjekje që ti sjellim ato sa ma herët, kështu që presim të marrim një përgjigje pozitive nga kompania gjermane që i prodhon pasaportat", ka theksuar zëvendësministri Buçi. Ai ka shfaqur shpresën se MPB do të bëjë përpjekje dhe sukses që ti sjellë këto pasaporta edhe më herët, gjatë muajit të ardhshëm.
Nëpër sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme radhët e gjata mbizotërohen nga qytetarët shqiptarë, të cilët nuk interesohen edhe shumë se çfarë gjuhe shkruan në pasaportat e tyre, mirëpo ata insistojnë të tërheqin pasaportë, për shkak të obligimeve që i presin në vendet e BE-së dhe puna. Edhe përkundër apelit të zyrtarëve të lartë shqiptarë në MPB-së se shqiptarët të presin për të tërhequr pasaportat në shqip, përveç rasteve urgjente, megjithatë thirrja e tyre mbetet e shurdhër. Kompania gjermane "Giseke & Dervient" ka fituar tenderin për shtypjen e pasaportave biometrike të Maqedonisë, një tender i fituar në vitin 2005 me një vlerë prej 23 milion euro. Gjermanët pritet të për të zgjidhur gjitha dilemat dhe tollovitë e krijuara para sporteve të MPB-së për nxjerrjen e pasaportës së re, për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian. Kapacitetet momental të sporteleve të MPB-së të autorizuara për dhënie të dokumenteve të udhëtimit është 3 mijë copë për 1 muaj, ndërsa tani pas rritjes së interesimit për çdo ditë arrijnë rreth 5 mijë aplikime.
NOA-INA