English

Patriarku serb: Kosova, e Serbisë

Beograd, 30 janar, NOA - Fusha e Kosovës dhe toka e Kosovës në tërësi është ujitur me gjakun martir serb. Me një deklaratë të tillë provokuese, patriarku i ri i kishës ortodokse Irinej, iu është drejtuar mediave, duke treguar në mënyrë të qartë bindjen e kishës ortodokse në Serbi lidhur me çështjen e Kosovës dhe qëndrimin që ajo mban rreth saj. Sipas tij, kisha ortodokse do të vazhdojë ta ndihmojë qeverinë për të mbrojtur çështjen e Kosovës.

Dhe Kosmeti sipas Irinej i takon Serbisë, "por nuk na pengon që ta ndajmë bashkëjetesën dhe fatin me popujt që jetojnë atje", deklaroi në një konferencë për mediat, patriarku Irinej. Ndërkaq, shkuarjen e tij më 25 prill në Patrikanën e Pejës në Kosovë, ai nuk e ka vlerësuar si provokim, por "shkuarje në shtëpinë tonë të lashtë kishtare e cila është qendër e kishës sonë". "Për momentin nuk ka përgatitje të veçantë. Kisha dhe Sinodi duhet të zgjidhin çështjet rreth shkuarjes në Pejë me kompetentët në Kosovë, por edhe me autoritetet tona. Shpresojmë që do të arrihet një marrëveshje që ky akt i shenjtë të kryhet si më së miri", u shpreh kreu i Kishës Serbe, për përgatitjet që po bëhen me këtë rast.

n.e/NOA

KOMENTE