English

PD: Miqësia e birit të Dades, me "autobombën e parë në Ballkan"

Më shumë mbi argumentin:

Djali i Dades: Unë, viktimë e terrorit verbal politik

Orik Shyti: Berisha thërret në ndihmë "Hakmarrjen"

Tiranë, 30 Janar NOA - Partia Demokratike iu kundërvu edhe një herë sot përfaqësueses së opozitës duke e akuzuar se familjarë të saj janë të përfshirë në lidhje me njerëz të inkriminuar.

Zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli foli për akuzat e mëparshme të Partisë Demokratike se djali i Arta Dades, Alban Dabulla është anëtar i organizatës terroriste "Hakmarrja për Drejtësi".

Mëhilli citoi dhe deklaratën e Orik Shytit dhënë për lexuesit e agjencisë NOA, që sipas PD, "shprehet se është krenar për miqësinë e tij me Alban Dabullën, i cili nga ana e tij po në një njoftim për mediat deklaron se është krenar për miqësitë e shëndosha tek të cilat e ka orientuar nëna e tij e për të cilat i është mirënjohës pikërisht nënës së tij".

Për PD, "kjo miqësi e shëndoshë është përgjegjëse për vendosjen e autobombës së parë në Ballkan dhe për vdekjen e 6 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e 20 të tjerëve".

"Mbi këtë miqësi të shëndoshë rëndojnë 10 vrasje të tjera për të cilat është dënuar nga drejtësia shqiptare me vendime të formës së prerë në mënyrë të përsëritur. Ndërkohë që Arta Dade dhe djemtë e saj ndajnë trofetë e krimeve të shëmtuara të kësaj organizate", - theksoi Mëhilli.

Sipas saj, "janë pikërisht lidhjet me krimin dhe morali i krimit që e detyrojnë ndrikullën Dade që në emër të Edvin Kristaq Ramës, i lidhur edhe ky këmbë e krye me këtë organizatë siç faktojnë dosjet e hetimit të prokurorisë italiane, t'i kërkojë Strasburgut përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës, duke përfaqësuar kështu jo vullnetin e socialistëve shqiptarë por atë të fallangave terroriste".

Në përfundim të deklaratës për shtyp, Mëhilli tha se PD i kërkon publikisht përpara shqiptarëve Arta Dades "të shpjegojë për dëshmitë e fundit që faktojnë lidhjet e saj familjare me organizatën terroriste "Hakmarrja për Drejtësi".

e.r/NOA - Më shumë nga argumentet politike të ditës:

PS: Berisha të mos nxjerrë më gjuhën për t'u tallur ndryshe nisim protestat

Rezoluta e KiE, Rusmajli: Ju tregoj Amendamentin e pestë

Beqja: Vendi, në krizë politike dhe ekonomike

PD: Miqësia e birit të Dades, me "autobombën e parë në Ballkan"

Enti Rregullator, në gjyq për tarifat e energjisë

PS, Dade: Berisha lëri fjalët, mos pengo tryezën politike
KOMENTE