Porto Prince, 30 janar, NOA - Nga ana e autoriteteve haitiane janë shtuar kritikat për shkak të mungesës së koordinimit të mirë të ndihmave që po mbërrijnë nga dita në ditë në rajonin e shkatërruar nga tërmeti. Ka qenë vetë presidenti i Haitit, Rena© Pra©val i cili është ankuar publikisht me argumentimin se qeveria e tij nuk është përfshirë sa duhet në shpërndarjen e ndihmave.
Sipas tij, ndihmat po shkojnë drejtpërsëdrejti tek organizatat ndërkombëtare dhe qeveria në Haiti ka vendosur që për këtë shkak të emërojë një person për koordinimin e ndihmave emergjente.
Nga ana e tij, presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, pas një takimi me homologun e tij nga Haiti, foli për një "imperializëm të donatorëve".
Ata paguajnë para por shumica e këtyre parave kthehet sërish në llogari të tyre, deklaroi ai gjatë një konference të përbashkët.
Një zëdhënës qeveritar vlerësoi se numri i të vdekurve ndërkohë ka mbërritur në 180.000, që janë 10.000 më shumë se në bilancin e mëparshëm.
n.e/NOA