English

PS: Berisha të mos nxjerrë më gjuhën për t'u tallur ndryshe nisim protestat

Deputetja Olta Xhaçka përgënjeshtron Rusmajlin për nocionin krizë në rezolutën e KiE

Si nisi debati: Rezoluta e KiE, Rusmajli: Ju tregoj Amendamentin e pestë

Tiranë, 30 Janar NOA - Partia Socialiste deklaroi sot se përgënjeshtronte thëniet e pak orëve më parë të PD përmes Ilir Rusmajlit se nocioni krizë politike në Shqipëri, nuk ishte marrë në konsideratë nga Këshilli i Evropës.

Olta Xhaçka, deputete e PS tha se "Rusmajli doli për të na treguar se Këshilli i Evropës s'paska folur për krizë kur ka shkruar në rezolutë se Shqipëria është në krizë", duke kërkuar që "Berisha të mos nxjerrë më gjuhën përmes burrash pa gojë e fytyrë për t'u tallur me shqiptarët, po të ulet pa humbur kohë në tryezën e presidentit për të dialoguar e hapur kutitë ku janë dhe rrënjët e krizës që po mbyt shqiptarët".

Në këtë pikë ka ardhur dhe paralajmërimi "kërcënues" nga Xhaëka: "Në të kundërt, vetëm protesta do të kemi deri në largimin e kësaj qeverie që ka grabitur zgjedhjet për të grabitur gjithë Shqipërinë".

e.r/NOA

KOMENTE