Tiranë, 30 Janar NOA/Eglantina Nasi - Partia Socialiste i bëri thirrje sot mazhorancës dhe direkt kryeministrit që të mos merret me lojëra fjalësh dhe mos pengojë tryezën politike për zgjidhjen e çështjes së bojkotit parlamentar.
Arta Dade, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, siguroi për "seriozitetin dhe angazhimin e Partisë Socialiste për daljen nga kriza gjithë dimensionale ku është zhytur vendi, krizë e cila evidentohet mëse një herë në rezolutën e kaluar së fundmi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës".
Sipas Dades, kjo krizë ka mbërthyer jo vetëm vëmendjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, por i ka detyruar ata që me seriozitetin përkatës të angazhohen duke ofruar formulën për daljen nga kriza.
"Unë i bëj thirrje Sali Berishës t'iu përgjigjet atyre me të njëjtin seriozitet dhe të mos pengojë dialogun me sponsorizime opozitarësh që flasin gjuhën e tij dhe as me lojëra fjalësh, por të shprehet publikisht për tryezën e presidentit, për të cilën ne jemi gati", - deklaroi Dade.
e.n/e.rNOA - Më shumë nga argumentet politike të ditës:
PS: Berisha të mos nxjerrë më gjuhën për t'u tallur ndryshe nisim protestat
Rezoluta e KiE, Rusmajli: Ju tregoj Amendamentin e pestë
Beqja: Vendi, në krizë politike dhe ekonomike
PD: Miqësia e birit të Dades, me "autobombën e parë në Ballkan"
Enti Rregullator, në gjyq për tarifat e energjisë